Fatmir Prenga në sezonin që lamë pas ishte pjesë e ekipit të Tiranës.
Sulmuesi 24-vjeçar ishte në formë huazimi nga Vora te bardheblutë, teksa në fund të sezonit u kthye përsëri te kampionët e Kategorisë së Parë.
Megjithatë, Prenga nuk do të vazhdojë me Vorën.
“Newsport” ka bërë të ditur se sulmuesi i krahut të majtë është larguar sot nga Vora, duke përfunduar bashkëpunimin.
Pavarësisht se Prenga kishte edhe 2 vite të tjera kontratë me voranët, futbollisti ka marrë letrat e largimit.
Tashmë, 24-vjeçari është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Pritet të shihet se në cilin ekipi do ta vazhdojë karrierën e tij ish-sulmuesi i Tiranës. Kujtojmë që në të shkuarën, Prenga ka luajtur edhe për Laçin dhe Erzenin.