Mesfushori i Kombëtares shqiptare arrin akordin

- Bota Sot

Mesfushori i Kombëtares shqiptare arrin akordin

Në Kroaci nuk kanë më dyshime! Adrijon Pajaziti do të vijojë karrierën te skuadra e Hajdukut të Splitit. 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, shkëlqeu në huazimin te Gorica duke shënuar edhe gola vendimtarë, teksa bëhet me dije se ka arritur akordin me skuadrën e Hajdukut që drejtohet nga trajneri Gonzalo Garsia.  

Shqiptari pritët të bëhet afrimi i parë i kuqebluve për sezonin e ri. Edhe pse Rijeka ishte më afër nënshkrimit me Pajazitin,  bëhet me dije se Goran Vuçeviç luajti një rol kyç duke paraqitur një vizion bindës për klubin dhe rolin e mesfushorit shqiptar në skuadër. 

Hajduku duket se ka fituar garën për shërbimet e Pajazitit, i cili do t’i bashkohet falas skuadrës së re, pas skadimit të kontratës aktuale me Fulhamin.  

Vlen të theksohet fakti se te Hajduku i Splitit, Pajaziti do të jetë shokë skuadre me emra të rëndësishëm të futbollit kroat si Rakitiç, Livaja.



Read it all at Bota Sot