Interi e pret vendimin e lojtarit,

- Bota Sot

Interi e pret vendimin e lojtarit,

La Gazzetta dello Sport konfirmon se Interi ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Hakan Calhanoglu, por është në pritje të qëndrimit të lojtarit mes raporteve për një kalim të mundshëm te Galatasaray.

Calhanoglu është shfaqur si një objektiv kryesor për merkaton e Galatasarayt, por sipas Football Italia, Interi nuk ka marrë ende asnjë ofertë konkrete nga klubi turk.

Gazzetta konfirmon se zikaltërit nuk kanë asnjë propozim në tryezë, por po presin të dëgjojnë nga ylli i mesfushës. Calhanoglu është parë duke biseduar me drejtorin e Interit, Piero Ausilio, gjatë një seance stërvitore në Kupën e Botës për Klube, por sipas Gazzetta-s, biseda kishte të bënte me formën fizike dhe jo me ndonjë transferim të mundshëm.

Raporti shton se Calhanoglu ende nuk ka diskutuar të ardhmen e tij me klubin, por gjithashtu nuk ka dhënë sinjale që është i pakënaqur me Interin.

Disa media turke raportojnë se Galatasaray është i gatshëm t’i ofrojë Calhanoglu një kontratë me vlerë 10 milionë euro në vit deri në vitin 2027 — rreth 35% më shumë sesa fiton aktualisht në “San Siro”, ku i kanë mbetur edhe dy vite kontratë.

Gazzetta po ashtu konfirmon se Inter nuk do ta shesë lirë Calhanoglu-n, nëse ai vendos të largohet. Klubi italian do të kërkojë një shumë prej rreth 35-40 milionë euro.



Read it all at Bota Sot