Tërmet në brigjet e Kretës në Greqi, ja sa ishte magnituda

- Bota Sot

Tërmet në brigjet e Kretës në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e së premtes në zonën detare përballë Kretës.

Sipas të dhënave paraprake, të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 47 kilometra në jugperëndim të Palaiochoras, në prefekturën e Haniot, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 20.6 kilometra.

Kreu i Organizatës për Antisizmologji në Greqi (OASP), Efthymios Lekkas, deklaroi për televizionin publik ERT se tërmeti ndodhi mbi një segment të harkut helenik dhe është ndjerë lehtë në zonën e Haniot.

Sipas sizmologëve, lëkundja nuk paraqet asnjë shqetësim.



Read it all at Bota Sot