Fabregas habit me kërkesën e tij

- Bota Sot

Fabregas habit me kërkesën e tij

Como ishte padyshim surpriza më e bukur e sezonit të kaluar në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas që u rendit në mesin e tabelës, tregoi një futboll të bukur dhe cilësor dhe gjithë merita për këtë i takon ish-mesfushorit të Arsenal dhe Barcelonës, Cesc Fabregas, tashmë në rolin e trajnerit, por që zotëron edhe aksione tek ekipi italian.

Drejtuesit e Como-s i kanë vënë në dispozicion Fabregas-it 100 milionë euro, për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, ku do të synohet kualifikimi për në kupat e Europës.

Dëshira e parë e Cesc Fabregas siç raportohet nga gazeta Sport, është të rikthejë për herë të katërt në Serie A, Alvaro Morata-n.

Spanjolli ka veshur më parë dy herë fanellën e Juventusit dhe së fundmi ishte te Milan, ku gjatë merkatos së janarit u huazua te Galatasaray, ku klubi turk gëzon të drejtën e blerjes.

Edhe pse situata e tij kontraktuale e lidh atë me ekipin turk deri në janar 2026, interesi i Comos është i fortë dhe gatishmëria e lojtarit do të jetë thelbësore në këtë operacion. Marrëdhënia e mes mes Fabregas dhe Moratës, do të jetë po ashtu vendimtare për rikthimin e spanjollit në Serie A.



Read it all at Bota Sot