Pasi transferimi i tij te Liverpooli u bë zyrtar, Florian Wirtz shprehu kënaqësinë e tij për fillimin e aventurës së re në Premier League. “Ndihem shumë i lumtur dhe krenar. E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë dhe më në fund ka ardhur”, tha futbollisti gjerman.
Duke ardhur nga sezone të shkëlqyera me Bayer Leverkusen, Wirtz shpjegoi vendimin e tij për t’u larguar nga Bundesliga: “Doja diçka krejtësisht të re, një sfidë tjetër. Premier League është vendi i duhur për të provuar veten. Fola me lojtarë të tjerë që kanë luajtur atje dhe të gjithë konfirmuan se është perfekt për stilin tim”.
Nënshkrimi i ri i Reds tregoi menjëherë një ambicie të madhe:
“Qëllimi im është të fitoj gjithçka çdo vit. Para së gjithash duhet ta bëj punën time sa më mirë që të jetë e mundur, por dëshira për të fituar Premier League dhe për të ecur përpara në Ligën e Kampionëve është e jashtëzakonshme”.
Wirtz mezi pret të dalë në fushë për ndeshjen e tij të parë me fanellën e Liverpoolit: “Çdo fushë është spektakolare, çdo ndeshje është e veçantë. Mezi pres të filloj”.