Al-Hilali interesohet për shërbimet e McTominay

- Bota Sot

Al-Hilali interesohet për shërbimet e McTominay

Ylli i Napolit, Scott McTominay, nuk është në shitje, por Al-Hilal i Simone Inzaghit ka shprehur interes për përfaqësuesin skocez në kuadër të një transferimi të mundshëm këtë verë.

Gjigantët e Saudi Pro League, Al-Hilal, kanë pyetur në mënyrë joformale për situatën e McTominay-t, sipas burimeve të drejtpërdrejta të njohura me rastin. Mesfushori i Skocisë ishte vendimtar në fitoren e titullit të Serie A nga Napoli në sezonin 2024-25 dhe u shpall “Lojtari më i Mirë” i kampionatit.

McTominay nuk është në shitje, ndaj Napoli nuk pranoi as të ulej në tryezë për të diskutuar ndonjë ofertë nga Al-Hilal. Inzaghi kishte interes konkret për lojtarin, por klubi italian nuk mori në konsideratë asnjë propozim formal nga ana e sauditëve.

McTominay është shumë i lumtur në Napoli dhe nuk po mendon një transferim tjetër gjatë kësaj vere. Trajneri i Napolit, Antonio Conte, foli së fundmi për ardhjen e mesfushorit në Stadio Maradona verën e kaluar, duke pranuar se nuk e kishte pritur që transferimi nga Manchester United të konkretizohej.

“Scott është një lojtar që e njihja shumë mirë. Ai u rrit te Manchester United,” tha Conte.

“Shihja që çdo herë që luante, kishte ndikim, por në të njëjtën kohë nuk po shihej si lojtar kyç në United. Rrallëherë ishte titullar. Sinqerisht, kishim folur për të me [drejtorin e Napolit] Giovanni Manna. Ai më tha se mund të ishte një zgjidhje e mundshme. Ndonjëherë, drejtorët i shpikin historitë edhe për të të qetësuar,” shtoi Conte.

“Nëse më pyesni: ‘A ke menduar ndonjëherë se McTominay do të vinte me siguri?’ – do të thosha jo. Mos harroni që po hynim në një sezon pa gara evropiane, kështu që ai duhej të largohej nga Manchester United për të filluar nga e para me ne.”

McTominay realizoi 12 gola dhe dha 6 asistime në 34 ndeshje të Serie A gjatë sezonit të tij debutues në elitën e futbollit italian.



Read it all at Bota Sot