Fiorentina është aktive në merkato pasi ka mbyllur deri më tani transferimin e Jacopo Fazzini-t, por Stefano Pioli është në kërkim edhe të një mesfushori organizator.
Për këtë rol trajneri i Fiorentinës ka dy preferenca. Ismael Bennacer dhe Kristjan Asllani janë në majën e listës së dëshirave e teknikut.
Me të parin kanë punuar bashkë te Milani, por Fiorentina do të ketë të vështirë për ta arritur si qëllim pasi afrikani kërkon një rrogë të lartë.
Në këtë pikë kandidatura e Asllanit është merr shumë pikë.
Shqiptari nuk ka gjetur hapësira në Milano dhe Interi është gati që të dëgjojë ofertat e skuadrave të tjera.
Në këtë tratativë mendohet se gjatë kësaj jave do të ketë të reja pasi Fiorentina është interesuar mirë për shqiptarin kur finalizoi transferimin e Jacopo Fazzini-t nga Empoli.
Siç dihet si Asllani dhe Fazzini kanë të njëjtin menaxher dhe gjatë bisedimeve për mesfushorin e Empolit, drejtuesit e Fiores janë interesuar për të kuptuar diçka më shumë rreth kushteve që do të dërgonin në Toskanë, Asllanin.