Tedi Cara padikutim është një nga futbollistët që u largua nga Superiorja për të vazhduar karrierën në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit i kanë mjaftuar vetëm 5 muaj për të treguar gjithë potencialin e tij te FC Oleksandriya.
Me ukrainasit ka arritur të shënojë 6 gola dhe të asistojë në 3 raste të tjera, duke “çmendur” kështu disa ekipe të tjera në Premier League. Në fakt janë 3 skuadra që kërkojnë shërbimet e Carës dhe janë të gatshëm të shpenzonin milionat për të.
Dinamo Kievit, Polissya Zhytomyr dhe Metalist 1925. Tek dy ekipet e fundit luajnë ish-lojtarë të Partizanit si Hadroj dhe Mba. Ndërkohë gara bëhet edhe më e fortë, pasi kampionët e ukrainës synojnë përforcimin me shqiptarin.
25-vjeçari siç dihet ka kontratë me FC Oleksandriya deri në qershor të vitit 2028 dhe për ekipet e interesuara duhet të shpenzojnë miliona për të bërë të mundur transferimin e shqiptarit.