Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore me Gjibraltarin në shtator.
Është zbuluar kundërshtari modest, që pritet të zyrtarizohet edhe nga FSHF.
Gazetari Kristi Sejatllari mëson se kjo ndeshje pritet të luhet më 4 ose 5 shtator, pikërisht përpara ndeshjes me Letoninë. Ndaj këtyre të fundit ndeshja do të jetë në “Air Albania”, për kualifikueset e Botërorit 2026.
Do të jetë për herë të parë në histori, që Shqipëria dhe Gjibraltari do të përballen bashkë.