Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë në Gjibraltar, për të luajtur ndeshjen e radhës.
Do të jetë ndeshje miqësore, që merr jetë pikërisht në shtator para sfidës me Letoninë në kualifikueset e Botërorit.
Ndeshja e shtatorit do të jetë historike për skuadrën e Silvinjos, pasi Shqipëria dhe Gjibraltari nuk janë përballur asnjëherë më parë bashkë.
Dhe pse në nëntorin e vitit 2020 ishte programuar takim miqësor mes dy kombëtareve, gjithçka u shty për shkak të pandemisë së asaj kohe.
FSHF njoftonte Kosovën më pas, si rivalin për sfidën miqësore në “Elbasan Arena”.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me Gjibraltarin.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.
Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 17:00”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.