Nuk ia doli të bindë Skënder Gegën

- Bota Sot

Nuk ia doli të bindë Skënder Gegën

Henri Zuna nuk do të jetë më futbollist i Partizanit.

Talenti i të kuqve është larguar nga kryeqytetasit, me palët që kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.

22-vjeçari u rikthye nga huazimi në fund të sezonit, por nuk ia doli të bindë Skënder Gegën.

Në këto kushte minutat për të do të ishin minimalishte dhe lojtari kryeqytetas tashmë është i lirë për të gjetur një tjetër ekip për të vazhduar karrierën.

Zyrtarizimi i këtij largimi pritet të vijë në ditët në vazhdim. Siç dihet Zuna ka dalë nga akademia e Shkëndijës, teksa më pas do të bënte shpesh intenerarin Kastrioti – Partizani.



Read it all at Bota Sot