1.2 milionë euro gjoba për Man.City-n gjatë sezonit, aryeja është qesharake

- Bota Sot

1.2 milionë euro gjoba për Man.City-n gjatë sezonit, aryeja është qesharake

Vonesat i kushtojnë edhe një herë shumë shtrenjtë ekipit të Manchester City. Premier League ka gjobitur klubin anglez me mbi 1.2 milionë euro për mosrespektim të orareve të fillimit të ndeshjeve dhe pjesëve të dyta.

Këto vonesa kanë ndodhur në nëntë ndeshje në sezonin 2024/25, ndërkohë që gjithsej janë regjistruar dhjetë shkelje ndërmjet tetorit dhe shkurtit. Vonesat variojnë nga një minutë e 29” deri në dy minuta e 24”.

Sanksioni ndaj skuadrës së Pep Guardiola lidhet me rregullin nr.33 të Premier League, i cili kërkon përpikmëri në fillimin e ndeshjes dhe në rifillimin e lojës, në pjesën e dytë.

“Rregullat në lidhje me fillimin dhe rifillimin e lojës ndihmojnë për të siguruar që organizimi i kompeticionit të respektojë standardet më të larta të mundshme profesionale dhe të sigurojë siguri për tifozët dhe klubet pjesëmarrëse”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, orari siguron që transmetimi i çdo ndeshje të Premier League të bëhet në kohë. Megjithatë, për Manchester City vonesa është kthyer një ves. Sezonin e kaluar gjoba ishte edhe më e lartë: 2.5 milionë euro për vonesë në 22 ndeshje.



Read it all at Bota Sot