Pas transferimit të Dean Hujisen, Alexander-Arnold dhe Franco Mastantuono, Xabi Alonso ka kërkuar një tjetër përforcim nga drejtuesit e Realit, për repartin e mesfushës. Emri i sugjeruar nga Xabi Alonso është ai i mesfushorit të Stuttgart, Angelo Stiller.
Por, sipas raportimeve të mediave spanjolle, Florentino Perez ka dalë kundër dëshirës së Xabi Alonso-s dhe ia ka bërë të ditur që Real Madrid nuk do e transferojë këtë verë Angelo Stiller.
Shkak për këtë vendim është bërë shifra prej 70 milionë eurosh që Stuttgart kërkon për mesfushorin 24-vjeçar, një shifër që drejtuesve të Realit iu duket shumë e ekzagjeruar.
Po ashtu Perez është i bindur që organika aktuale që ka Real Madrdi në mesfushë me emra si Jude Bellingham, Fede Valverde, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Dani Ceballo-s, si dhe prurja e re Franco Mastantuono, është e majftueshme për Alonso-n për sezonin e ri.
Përveç Stiller, për mesfushën e Realit për sezonin e ri janë përmendur edhe emra të tjerë si Mac Allister, Rodri apo Enzo Fernandez, por problem i përbashkët është kostoja e madhe e secilit prej tyre. E vetmja mënyrë që Reali të transferojë njërin prej emrave të përmendur është të shesë njërin nga yjet që ka në skuadër si Tchouameni apo Camavinga, por të dy francezët kanë besimin e plotë të Perez dhe shitja e tyre duket si një opsion tepër i vështirë për t’u realizuar këtë verë.