Italia ka vendosur që ta luajë në Udine ndeshjen përballë Izraelit të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026. Më 14 tetor skuadra e drejtuar nga Gatusso organizon ndeshjen, e cila do të jetë mjaft delikate sa i përket rrugëtimit të katër herë kampioneve të botës drejt Meksikë, USA dhe Kanada 2026.
Për këtë duel organizatorët kanë dhënë përshtypjet e tyre që sot. Zhvillimet e fundit politike e kanë kthyer këtë takim delikat jo vetëm sa i përket aspektit sportiv, por edhe atij që ka lidhje me sigurinë.
“Udine është në gjendje për të bërë pjesën e vet nëse i referohemi sigurisë, por të jem i sinqertë jam i shqetësuar dhe shpresoj të mos kemi probleme.
Lufta mes Izraelit dhe Iranit është një faktor”, tha për ANSA-n kryetari i Bashkisë së qytetit të zonës së Friulit, Alberto Felice De Toni.
Në Udine Italia ka luajutur plot dhjetë herë dhe numëron tetë fitore e dy barazime ndërsa golaverazhi është 21-3.