Franca dhe Italia, gjysmëfinaliste

- Bota Sot

Franca dhe Italia, gjysmëfinaliste

Franca dhe Italia janë skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për vajza, që po luhet në Poloni.

Italia është kualifikuar si e dyta e grupit A e kjo pavarësisht humbjes me Francën.

Por ajo që e ndihmoi ishte golaverazhi më i mirë se sa Polonia. Francezet kanë kaluar në avantazh në të 33’ dhe Lushimba-Bilombi. Në pjesën e dytë, Italia arrin të barazojë me Shiabikën në të 60’. Mirëpo në të 74’, Dufur, që ka lënë nga pas mbrojtjen italiane, ka befasuar portieren Beli dhe 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Polonia fitoi me Suedinë 5-0 dhe si e tretë do të luajë në Play-off me të tretën e grupit B për të përcaktuar skuadrën e pestë të zonës Europiane në Botërorin e moshës deri në 20 vjeç.

Kampionati Europian i moshës deri në 19 vjeç përfundon më 27 qershor.  



Read it all at Bota Sot