Skuadra e Botafogos ka shkaktuar një nga surprizat e mëdha në Botërorin e Klubeve, teksa mund PSG-në, fituese të Ligës së Kampioneve.
Ekipi brazilian bëri gjithçka mirë përballë parisienëve të drejtuar nga Luis Enrike të cilët vinin në këtë duel pas dy rezultateve mjaft të bujshme si fitorja e thellë 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions, por edhe një “leksion” 4-0 ndaj Atletiko Madrid që njihet si një nga ekipet që rrallëherë pëson humbje të thella.
Por tifozët e Botafogos i kishin idetë e qarta që në fillim dhe gjatë ndeshjes, në shkallaret e stadiumit nisi një kor i qartë thumbues siç shihet në videon e mëposhtme.
“Asnjëherë nuk është e lehtë, Botafogo nuk është Interi i Milanos”, dëgjoheshin të këndonin tifozët e skuadrës braziliane, që në fund doli fitimtare nga dueli me parisienët.