Arsenal ka gati befasinë

- Bota Sot

Arsenal ka gati befasinë

Mikel Arteta nuk është i kënaqur vetëm me transferimin e Martin Zubimendi-t, por kërkon edhe një tjetër përforcim të bujshëm në merkato. Spanjolli iu ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit të transferojnë Warren Zaire-Emery.

Edhe pse 19-vjeç, Warren Zaire-Emery numëron mbi 100 ndeshje me PSG-në, si dhe ka debutuar edhe me Kombëtaren e Francës.

Francezi në sezonin e fundit nuk ka qenë një titullar i rregullt në formacionin e Luis Enrique, duke pasur një konkurrencë shumë të madhë në mesfushë, këto dyja mund të jenë arsye shumë të mëdha që ta shtyjnë atë drejt Londrës.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2029, klauzola e largimit mendohet të jetë rreth 60 milionë euro, shumë që drejtuesit e Arsenal-it janë gati ta paguajnë, duke ditur që bëhet fjalë për një lojtar të ri me të ardhme të madhe përpara.

Ardhja e Warren Zaire-Emery do ta forconte shumë Arsenal-in, ku “Topçinjtë” sigurisht që synojnë të fitojnë titullin pas shumë kohësh në Premier League, por pse jo të tentojnë edhe suksesin në Champions League, ku sezonin e fundit shkuan deri në gjysmëfinale dhe u eleminuan pikërisht nga PSG.



Read it all at Bota Sot