Spanja U-21 bie përballë Anglisë

- Bota Sot

Spanja U-21 bie përballë Anglisë

Pas Holandës, Anglia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro U-21, që po zhvillohet në Sllovaki. Anglezët kanë mposhtur 3-1 Spanjën, në një ndeshje tejet të lufutuar nga fillimi në fund.

Sfida nisi sumë vrullshëm. Në minutën e 3-të, arbitri kryesor i takimit jep penallti për spanjollët, pasi qendërmbrojtësi Charlie Cressëell prek topin me dorë brenda zones.

Pas protestave të anglezëve, arbitri sinjalizon se vendimi i penalltisë do të kontrollohet duke përdorur VAR-in. Pasi sheh pamjet në ekran, arbitri vendos të anullojë vendimin për dhënien e penalltisë për spanjollët.

Anglezët shënojnë dy gola për 5 minuta, fillimisht në minutën e 10-të me yllin e Man. City, James McAtee, dhe pesë minuta më pas me yllin e Liverpool, Harvey Elliott, i cili gjendej në kohën dhe në vendin e duhur dhe dërgon topin në rrjetë, pas goditjes së fuqishme nga distanca të Jarell Quansah dhe grushtimit të portierit spanjoll.

Në minutën e 37-të, Jarell Quansah, bëhet sërish protagonist, po këtë herë për keq, pasi pengon Brenda zonës, Alberto Moleiro, arbitri nuk ka dyshime dhe jep penallti për Spanjën. Topin e merr Javi Guerra dhe e dërgon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për anglezët.

Në pjesën e dytë, spanjollët u përpoqën të barazonin shifrat, por nuk ia dolën dot. Elliot Anderson vulosi fitoren e anglezëve me golin e tij nga penalltia në minutën e 94-të. Anglia do të përballet në gjysmëfinale me Holandën, e cila eleminoi Portugalinë 1-0.



Read it all at Bota Sot