Një 43 vjeçar është arrestuar në Berlin të Gjermanisë pasi i njëjti dyshohet se ka therrur me thikë babanë e tij.
Siç raporton Bild, rreth orës 10:30 të mëngjesit, policia dhe zjarrfikësit u njoftuan për rastin në rrugën Sven-Hedin-Straße në Berlin.
Mjekët e urgjencës njoftuan se viktima vdiq në vendngjarje.
Sipas BILD, viktima ishte një burrë 77-vjeçar. Autori i dyshuar i krimit u identifikua atë mbrëmje dhe u gjet në shtëpinë e tij, që besohet gjithashtu të jetë vendi i krimit. 43-vjeçari është djali i viktimës.