Real Madridi dhe Juventusi do të jenë në aksion sonte me ndeshjet e tyre në Kupën e Botës për Klube.
Nga ora 18:00 me kohën tonë lokale, Juventusi do të ndeshet me skuadrën, Wuydad.
Juventusi ka tri pikë në grupin G, kurse Wydad 0.
Dueli tjetër është mes Real Madridit dhe Pachuca që nis nga ora 21:00.
Real Madridi vjen pas barazimit 1:1 me Al Hilal në ndeshjen e parë, kurse Pachuca pas humbjes 2:1 nga Salzburgu.