Ngjarja e pazakontë në SHBA, futbollistët rezervë të Dortmundit nuk dolën në fushë për ta parë ndeshjen

- Bota Sot

Ngjarja e pazakontë në SHBA, futbollistët rezervë të Dortmundit nuk dolën në fushë për ta parë ndeshjen

Borussia Dortmund fitoi dje ndaj Mamelodi Sundowns me rezultatin 4:3 në raundin e dytë të Kampionatit Botëror të Klubeve në Cincinnati.

Ndeshja solli jo vetëm gola të shumtë, por edhe një situatë të pazakontë nga ana e ekipit gjerman.

Lojtarët rezervë të Borussias vendosën ta ndjekin takimin nga dhomat e zhveshjes për shkak të temperaturës së lartë.

Gjatë sfidës, termometri në Cincinnati shënonte 30.5 gradë Celsius, dhe duket se stoli vendosi të shmangte qëndrimin në fushë.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme: disa e kanë mbështetur, duke e quajtur të arsyeshëm, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar si mungesë respekti për garën.

Me këtë fitore, Borussia u ngjit në vendin e parë të grupit me katër pikë.

Për ekipin gjerman shënuan Nmecha, Guirassy, Bellingham dhe pati një autogol nga Mudau, ndërsa për Mamelodin realizuan Ribeiro, Rayners dhe Mothiba. 



Read it all at Bota Sot