Nuk ndalet KF Bashkimi 1947, vazhdon bashkëpunimin me shtatë futbollistë

- Bota Sot

Nuk ndalet KF Bashkimi 1947, vazhdon bashkëpunimin me shtatë futbollistë

Pas emërimit të Muarem Muarem si strateg të ri, drejtuesit e Bashkimit po përpiqen me të gjitha forcat ta forcojnë ekipin e tyre.

Pritet firma e Armend Alimit, dhe ndërkohë, bashkëpunimi me shtatë lojtarë është zgjatur.

Kjo do të thotë se Ardit Demiri, Filip Aleksovski, Samet Rexhepi, Amir Jashar, Borjan Panovski, Muarem Mislimi dhe Emir Asani do ta veshin zyrtarisht fanellën ekipit të ligës së parë të Kumanovës sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, po zhvillohen negociata me disa lojtarë që Bashkimi është shumë i interesuar t’i sjellë në radhët e veta, por më shumë për këtë në ditët në vijim.



Read it all at Bota Sot