Emri i Lindon Selahit ka dalë sërish në skenë

- Bota Sot

Emri i Lindon Selahit ka dalë sërish në skenë

Emri i Lindon Selahit ka dalë sërish në skenë, edhe pse prej vitesh nuk bën pjesë në Kombëtaren shqiptare.

Mesfushori kuqezi me origjinë nga Kumanova do të largohet në fund të këtij sezoni nga kampionati kroat.

Kontrata e Lindon Selahit me Rijekën skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet. Mesfushori 26-vjeçar pritet të transferohet në kampionatin belg, tek ish-skuadra e tij, Anderleht.

Mesfushori shqiptar u largua nga akademia e gjigantit belg kur ishte 17 vjeç dhe tashmë do të rikthehet pas 9 vitesh.

Kështu, klasikja belge, Anderleht – Bryzh mund të flas “kumanovarçe”, me Ardon Jasharin, që mbron ngjyrat e skuadrës tjetër të madhe belge, Bryzh.

Kuptohet, një gjë e tillë mund të ndodh, edhe në rast se dështojnë bisedimet e drejtuesve të Bryzh për shitjen e yllit kumanovar, Ardon Jashari te Milani.



Read it all at Bota Sot