Milani duket më i vendosur se kurrë për yllin nga Kosova, Granit Xhakën, kapiten i kombëtares së Zvicrës.
Mediumet e ndryshme evropiane shkruajnë për Xhakën.
Siç qëndrojnë gjërat, përforcimi i parë i drejtorit të ri sportiv të Milanit, Igli Tare, do të jetë Granit Xhaka.
Afrohen 12 milionë euro për emrin të madh nga Kosova!
“Calciomercato” raporton se Rossonerët kanë rënë dakord për detajet e bashkëpunimit me mesfushorin e Bayer Leverkusenit dhe se Xhaka ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro neto në sezon.
Kjo do të vazhdojë largimin e lojtarëve të ekipit të Bayerit, pasi Florian Wirtz dhe Jeremy Frimpong shkuan në Liverpool për 152 milionë euro (dhe më shumë nëse realizohen bonuset), dhe Jonathan Tah u largua për në Bayern si lojtar i lirë.