Jasir Asani ka qenë në epiqendër të zërave të merkatos gjatë këtyre javë në Korenë e Jugut, teksa diskutohej transferimi i tij në futbollin japonez.
Por ndërkohë, kjo nuk ka shkëputur vëmendjen e sulmuesit të Kombëtares nga fusha e lojës me skuadrën e Guangju.
Futbollisti ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj pretendentëve për titullin të Daejeon, duke u konfirmuar përsëri mes emrave më cilësorë në futbollin koreano-jugor.
Në minutën e 56-të, ai nisi dhe më pas finalizoi saktësisht një zbritje të shpejtë të skuadrës së tij, duke u dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0.
Ky ishte goli i 5-të në këtë sezon për Asanin, i cili ka luajtur në 17 ndeshje me fanellën e klubit të tij, ku mbetet një nga lojtarët më vendimtare në fazën ofensive të skuadrës që ka shënuar vetëm 20 gola deri tani.
Edhe goli i 20 mbante firmën e Asanit, pasi ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që dha asistin perfekt për shokun e skuadrës.