Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

- Bota Sot

Gianni Infantino këmbëngul se lojtarët e duan Kupën e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube këtë vit është zgjeruar në një garë të vërtetë, ku po marrin pjesë 32 klube.

Mirëpo formati i ri i këtij turneu është kritikuar gjerësisht për një mori arsyesh.

Organizata globale e lojtarëve FIFPro ka theksuar kërkesat shtesë që një turne i zgjeruar do t’u vendosë lojtarëve dhe ndikimin negativ të mospasjes së pushimeve verore, me disa yje që më parë kishin kërcënuar se do ta bojkotonin garën për shkak të shqetësimeve për ngarkesën e punës.

Diku tjetër, pretendimet e Infantinos se turneu është “më i miri kundër më të mirit” janë vënë në pikëpyetje duke qenë se asnjë nga kampionët e Anglisë , Spanjës apo Italisë nuk është i përfshirë, ndërsa Bayern Munich mundi Auckland Cityn 10-0 në ndeshjen e tyre të parë në grup.

Megjithatë, Infantino iu kundërpërgjigj këtyre pretendimeve dhe këmbënguli se konkurrenca e zgjeruar po shkon mirë dhe ka potencialin të ndryshojë mendimet e njerëzve.

“Epo, mendoj se lojtarët që luajnë, po e adhurojnë. Harry Kane dha një intervistë duke thënë, “është një garë fantastike. Është e bukur”.

Ata (lojtarët) e adhurojnë. Ata që nuk janë atje, sigurisht, do të donin shumë të ishin atje”, deklaroi Infantino.



Read it all at Bota Sot