Sauthgejt i vetëofrohet Polonisë

- Bota Sot

Sauthgejt i vetëofrohet Polonisë

Federata Polake e Futbollit (PZPN) ka konfirmuar se ish-trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt është ofruar të bëhet trajneri i ri i Polonisë.

Presidenti i PZPN, Cezary Kulesza e konfirmoi këtë në një intervistë me “Przeglad Sportowy”: “Ne me të vërtetë kemi marrë një ofertë nga Sauthgejt” tha ai.

Megjithatë, oferta u refuzua me mirësjellje: “Nuk duhet të harrojmë se asnjë trajner i huaj nuk mund të na garantojë se do të arrijmë në Kupën e Botës.

Nëse ai do të na jepte një garanci të tillë, do ta punësoja menjëherë. Fernando Santos është një shembull i përsosur i kësaj”, ka deklaruar Kulesza.

Polonia është tani në bisedime me Maciej Skorza, trajnerin që ia bëri shumë të vështirë Interit të Kristian Kivusë mbrëmë me Urawa Red Diamonds në Kupën e Botës për Klube. 53-vjeçari ka shumë të ngjarë të bëhet trajneri i ri i ekipit kombëtar.

Kulesza konfirmoi: “Mendoj se shanset që Skorza të mbërrijë janë 50/50. Bisedat ishin shumë konkrete. Ky pozicion është ndoshta ëndrra e çdo trajneri polak".



Read it all at Bota Sot