Arsenali e ka bërë Benjamin Seskon objektivin e tyre prioritar këtë verë, ndërsa kërkojnë të forcojnë vijën e sulmit.
Mirëpo siç raporton “Mirror”, kampi i Seskos po kërkon një pagë të madhe dhe dëshiron më shumë sesa Arsenali po përgatitet të paguajë, që mund të bëjë Arsenalin të tërhiqet.
Nëse është kështu, ka shumë të ngjarë që ata të shkojnë në drejtim të Viktor Gyokeres.
Suedezi është i vendosur të largohet nga Sporting Lisbon këtë verë pas një viti tjetër mahnitës para portës, por 27-vjeçari e di se nuk është zgjedhja e parë e Arsenalit.
Sesko, këtë sezon ishte një nga yjet e RB Leipzigut ku i cili bëri 45 paraqitje dhe shënoi 21 gola dhe 6 asistime.