Bekim Bakaj: FC Prizreni do të jetë arrë e fortë në Ligën e Parë të Kosovës

- Bota Sot

Bekim Bakaj: FC Prizreni do të jetë arrë e fortë në Ligën e Parë të Kosovës

Prizreni është anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Puna, angazhimi dhe organizimi profesiinal - arma më e fortë e  suksesit të FC Prizrenit, të cilët synojnë të jenë një arrë e fortë në Ligën e Parë të Kosovës.

“FC Prizreni do të jetë arrë e fortë në Ligën e Parë”, thotë me optimizëm drejtori sportiv i klubit, Bekim Bakaj.

FC Prizreni

Drejtuesit e klubit janë duke synuar që të riorganizohen sa më më mirë për edicionin  e ri që të janë edhe shembull për të gjithë dhe në kërkim të rezultateve sa më të mira.

“Jemi duke u riorganizuar si klub duke ditur rëndësinë e ligës së parë dhe jemi në kontakte me disa biznesmenët të fortë si në Kosovë po ashtu edhe biznesmenë nga mërgata.

Bisedat  - kontaktet kanë filluar, shpresojmë t’i mbyllim me sukses dhe me kohë ngase koha është shumë e shkurtër.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë kemi kontaktuar lojtar që janë në listën e përforcimeve të klubit me shumicën e lojtarëve vendor të Prizrenit”, thotë Bakaj.

Përveç përforcimeve drejtuesit e klubit po rinovojnë kontratat edhe me lojtarët.

“Kemi rinovuar kontratat si dhe me talentat e akademisë FC Prizrenit do t’i afrojmë t’i bashkangjiten ekipit senior, si dhe këtë javë qysh nga nesër fillojmë me teste të lojtarëve që do të vijnë nga jashtë dhe brenda do të bëjmë seleksionimin e lojtarëve.

Gjithashtu edhe në staf do të na bashkangjiten edhe tre apo katër trajnerë që do të jenë  pjesë e FC Prizrenit”, ka përfunduar Bakaj.

Duhet theksuar se Prizreni së bashku me Tefik Çangën janë anëtarë të rinj të Ligës së Parë, ku do të përballen me skuadrat me renome, si Liria, Trepça, Vëllaznimi, Trepça ’89, pastaj Ramiz Sadiku, 2 Korriku, Feronikeli 74, Rilindja 1974, Besa, Vjosa, Kika, Dinamo, Suhareka, Vushtrria, Istogu dhe KEK-u.



Read it all at Bota Sot