Radiç largohet nga Struga Trim Lum

- Bota Sot

Radiç largohet nga Struga Trim Lum

Sava Radiç pjesë e Struga Trim Lum ishte që nga janari i vitit 2022.

Struga Trim Lum falënderon mbrojtësin për gjithë kontributin e dhënë brenda këtyre viteve bashkë…

"Sava Radiç është futbollisti i rradhës, me të cilin mbyllim bashkëpunimin. Radiç skuadrës tonë iu bashkua janarin e vitit 2022, duke u bërë pjesë e historisë më të lavdishme të Struga Trim Lum.

Së bashku fituam dy titujt kampion, ndërsa gjithashtu luajtëm bashkë edhe në dy finalet e Kupës.

Sezonin e fundit ai u paraqit në gjithsej 37 ndeshje, 28 prej të cilëve në kampionat.

Ndryshe brenda periudhës së kaluar që ishim bashkë, Sava Radiç me fanellën e Struga Trim Lum ka zhvilluar plotë 108 ndeshje, 12 prej të cilëve në garat europiane.

Sava, të faleminderit për gjithë atë kontribut tëndin me fanellën e Struga Trim Lum. Të jemi mirënjohës, dhe njëkohësisht të urojmë shumë fat në pjesën tjetër të karrierës", njofton skuadra shqiptare.



Read it all at Bota Sot