UEFA ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes së dytë, për Egnatian në turin e parë të Ligës së Kampioneve.
Breidablik do i presë kampionët e Shqipërisë në stadiumin “Kopavogsvollur”, më 15 korrik ora 21:00.
Sigurisht që nuk është stadiumi më i përshtatshëm për të luajtur një ndeshje futbolli. Egnatias do i duhet të luajë në bar artificial kundër islandezëve në transfertë ku vuloset kualifikimi.
Mbetet për t’u konfirmuar “Arena Egnatia”, për përballjen e parë. Egnatia do e ketë paraqitjen e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, ndërsa diçka e tillë nuk ndodhtë që nga Skënderbeu.