Milan i tregon derën sulmuesit

- Bota Sot

Milan i tregon derën sulmuesit

Aventurës së Luka Jovic te Milan i ka ardhur fundi.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën sulmuesit serb, e cila skadon në fund të këtij muaji. Nga 1 korriku, Luka Jovic është lojtar i lirë dhe mund të transferohet ku të dojë.

Dikur i konsideruar si një nga sulmuesit më premtues të moshës së tij, në kohën kur ishte pjesë e Eintracht Frankfurt, karriera e tij mori tatëpjetën pas transferimit te Real Madrid për 65 milionë euro në verën e vitit 2019. Më pas filloi saga e huazimeve në disa ekipe, tek asnjëra prej tyre nuk arriti të rigjente formën e dikurshme.

“Marca” raporton se e ardhmja e sulmuesit serb pritet të jetë larg Europës, dy pistat konkrete janë: Cruz Azul në Meksikë dhe Botafogo në Brazil. Si lojtar i Milanit, Luka Jovic shënoi 13 gola në 2 sezone.

Duke parë rendimentin e tij në fushë dhe formën e dobët, drejtuesit e Milanit i kanë bërë përfundimisht dalje.



Read it all at Bota Sot