Lugano: Ezgjan Alioski përfaqëson vlerat dhe shpirtin e skuadrës sonë

- Bota Sot

Lugano: Ezgjan Alioski përfaqëson vlerat dhe shpirtin e skuadrës sonë

FC Lugano ka zyrtarizuar rikthimin e Ezgjan Alioskit, mbrojtësit të majtë dhe ikonës së përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe me mundësi vazhdimi edhe përtej kësaj date.

33-vjeçari rikthehet në klubin ku u afirmua si një nga më të mirët në Superligën zvicerane gjatë sezoneve 2015/16 dhe 2016/17, duke regjistruar 54 paraqitje, 19 gola dhe 14 asistime.

Këto statistika i hapën rrugën drejt Lids Junajtedit në Angli dhe më pas eksperiencave të tjera të rëndësishme në Premier Ligë, Superligën turke me Fenerbahçen dhe së fundmi në Arabinë Saudite me Al-Ahlin.

FC Lugano e sheh Alioskin jo vetëm si përforcim me cilësi të larta teknike, por edhe si lider brenda dhomave të zhveshjes.  

Te Lugano besojnë që Alioski do t’i jap vlera ekipit, ndër ata që i ka besuar shqiptarit është drejtori sportiv Sebastian Pelzer.

“Ezgjani përfaqëson vlerat dhe shpirtin e skuadrës sonë. Me karizmën dhe eksperiencën e tij, ai do të jetë një shtyllë e rëndësishme në rrugëtimin tonë sportiv.”

Rikthimi i Alioskit është pritur me shumë entuziazëm nga klubi dhe tifozët, që e kujtojnë si një nga emrat më të dashur të viteve të fundit.



Read it all at Bota Sot