Real Madridi refuzon ofertën e parë

- Bota Sot

Real Madridi refuzon ofertën e parë

Portieri ukrainas Andrij Lunin ka marrë disa oferta për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, por bordi i Real Madridit nuk e sheh largimin e tij si opsion të lehtë.

E ardhmja e Luninit vazhdon të jetë temë diskutimi, edhe pse ai ka rinovuar kontratën me kusht që situata e tij të rishikohet në fund të sezonit.

Pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera, vendi i tij si titullar nuk është i garantuar për sezonin e ardhshëm. Man. Junajtedi është ndër klubet e interesuara, pasi po kërkon një alternativë për Andre Onana, por oferta fillestare prej 15 milionë eurosh u refuzua nga Real Madridi.

Klubi spanjoll e vlerëson portierin në 20-25 milionë euro, sidomos pas performancës së tij në sezonin e fundit. Ndërkohë, Milani po e ndjek nga afër situatën dhe mund të veprojë nëse Majk Manjan transferohet te Çellsi.

Pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, pritet një takim mes Luninit dhe drejtuesve për të vendosur mbi të ardhmen e tij.



Read it all at Bota Sot