Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me qendërmbrojtësin e Anglisë, Mark Guehi, i cili luan te Kristall Pallas.
24-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, falë paraqitjeve të tij në Premier Ligë. Vlera e tij aktuale është 45 milionë euro, shifër shumë e vështirë për t’u përballuar nga financat e Barcelonës, por mbrojtësit i skadon kontrata aktuale me Kristall Pallasin, në qershorin e vitit 2026 dhe klubi katalanas synon transferimin e tij si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Deri tani mbrojtësi ka refuzuar propozimet e Kristall Pallasit për rinovim kontrate dhe nëse situate nuk ndryshon rrugës, Mark Guehi do transferohet te Barcelona verën e ardhshme si lojtar i lirë.
Po ashtu për mbrojtësin ka interes të madh dhe nga Njukasëll dhe Bajern Munihu, por Barcelona është më pranë tij.