Qendërsulmuesi i njohur në futbollin kosovar, Ahmed Januzi largohet nga Llapi gjatë merkatos së verës.
Raportohet se sulmuesi vushtrrias do të rikthehet në shtëpi.
Januzi ka arritur marrëveshje me Vushtrrinë dhe synimi i tij është ta rikthej skuadrën e qytetit në Superlivë
Vushtrria duket se do të jetë një nga skuadrat kryesore këtë edicion në Ligën e Parë dhe kandidati kryesor për futjen në Superligë.