Mbrojtësi shkupjan, Besir Ramadani, nuk do të jetë më pjesë e SC Gjilanit.
25-vjeçari dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur me mirëkuptim të ndajnë rrugët, duke i uruar njëri-tjetrit suksese në vazhdim të karrierës dhe punës. Ramadani iu bashkua klubit nga Kosova në muajin shkurt të vitit 2024 dhe gjatë kësaj kohe dha kontributin e tij në fazën defanzive të ekipit.
Para aventurës me SC Gjilanin, mbrojtësi nga Shkupi ka qenë pjesë e disa skuadrave në rajon si FC Prishtina, Struga Trim & Lum, KF Gostivari, Genc Kalemler, si dhe klubi ku është rritur, FC Shkupi.
Largimi nga Gjilani e lë Ramadanin të lirë në treg, ndërsa pritet të vendosë për hapin e radhës në karrierë.