Galatasaray i ka dhënë një ultimatum Victor Osimhenit, pasi e ardhmja e sulmuesit nigerian vazhdon të mbetet pezull.
Sipas raportimeve nga “Fanatik”, përmes “TMW”, Galatasaray ka arritur tashmë një marrëveshje me Napolin për kartonin e lojtarit, por mungesa e përgjigjes nga vetë Osimhen po e vë në provë durimin e klubit turk.
Osimhen kaloi sezonin 2024-25 në huazim te Galatasaray, ku shkëlqeu me 26 gola në 30 ndeshje të Super Ligës, duke ndihmuar skuadrën e Okan Buruk të fitojë titullin kampion, 11 pikë përpara rivalëve të përjetshëm Fenerbahçe.
Duke folur për situatën, nënkryetari i Galatasarayt, Abdullah Kavukcu, u shpreh i pakënaqur:
“Na po bën të presim, por koha po mbaron. I kemi ofruar më shumë se çdo klub tjetër në Evropë.”
Raportet thonë se Galatasaray i ka komunikuar përfaqësuesve të Osimhen se, nëse janë ende të interesuar, duhet të rikthehen në tryezën e negociatave pas pushimeve verore, kur pritet të merret një vendim përfundimtar për të ardhmen e lojtarit.
Përveç Galatasarayt, në javët e fundit janë përfolur edhe Juventus dhe disa klube nga Arabia Saudite si opsione të mundshme për sulmuesin.