Franca U-21 shkon në gjysmëfinale

- Bota Sot

Franca U-21 shkon në gjysmëfinale

Franca është gjysmëfinalistja e tretë e Euro U-21, pasi mundi Danimarkën 3-2 me përmbysje në një çerekfinale tejet të bukur.

Danezët kaluan të parët në avantazh me Clement Bischoff, në minutën e 18-të, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Francës dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në fund të pjesës së parë, Franca barazoi shifrat me yllin e saj, Djaoui Cisse, i cili shënoi një gol shumë të bukur, duke treguar edhe njëherë klasin e tij. Pjesa e parë mbyllet në barazim.

Në fillim të pjesës së dytë, danezët gjetën sërish golin e avantazhit me Sorensen, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga shoku i skuadrës, Bischoff, pas një rivënie anësore dhe një mungesë vëmendjeje e mbrojtes franceze.

Në minutën e 69-të, Franca do të gjente rrjetën me Mathys Tel, por goli i tij u anullua për faull ndaj mbrojtësit kundërshtar. Në minutën e 83-të, Franca do të barazonte shifrat me Quentin Merlin, këtë herë goli ishte i rregullt. Mesfushori i Marseille shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme nga distanca.

Një minutë më pas, Franca pas një aksioni spektakolar, shënoi edhe golin e avantazhit me Mathys Tel, i cili gjeti rrjetën pas një goditjeje mjaft të bukur. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Franca fiton 3-2 dhe pret tani fituesin e supersfidës Gjermani-Itali në orën 21:00.



Read it all at Bota Sot