Nelson Veiper është shndërruar në një hero te skuadra e 21-vjeçarëve të Gjermanisë.
Sulmuesi me nënë shqiptare dhe baba gjerman, shënoi golin e dytë për “panzerat” në duelin spektakolar ndaj Italisë U21, me kohën e rregullt që përfundoi na barazim 2 me 2.
Të kaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 58-të me Koleosho, ndërkohë që në minutën e 63-të, trajneri vendos të aktivizojë Veiperin në vend të Tresoldit.
Në minutën e 68-të, gjermanët gjetën golin e barazimit me anë të Voltemad, ndërkohë që për golin e fitores që do të kualifikonte “panzerat” në gjysmëfinale mendoi sulmuesi me origjinë shqiptare, Veiper, i cili në të 87-të, tundi rrjetën për 2:1.
Kur u mendua se festa do të ishte e gjitha për gjermanët, ishte Ambrosino, që në minutën e 90+6, shënoi golin e barazimit, duke çuar ndeshjen me shtesa..