Sulmuesi i Suharekës nga edicioni i kaluar, Mevlan Zeka, është përforcimi më i ri i klubit rumun UTA Arad.
Klubi rumun ka konfirmuar se Zeka ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në radhët e tyre deri në vitin 2027.
"Me njvzet e dy gola të shënuar në sezonin e kaluar te FC Suhareka, ku ka qenë kapiteni i ekipit, por edhe golashënuesi më i mirë i edicionit të fundit të kampionatit", ka qenë prezantimi i klubit rumun për futbollistin kosovar.
Zeka ka përvojë edhe në garat ndërkombëtare, duke marrë pjesë në raundet kualifikuese të Conference League, Europa League dhe Champions League.