Ministri i Jashtëm i Gjermanisë tha të hënën se Irani duhet të angazhohet në bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, megjithëse Bashkimi Evropian mbetet i gatshëm të luajë një rol në negociata.
“Irani thotë se dëshiron të negociojë vetëm me Evropën dhe ne e shohim këtë si një shenjë të mirë, por gjithashtu themi se kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duam të shohim Shtetet e Bashkuara të përfshira”, tha ministri i jashtëm gjerman Johann Wadephul, duke folur me gazetarët në Bruksel përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
“E përsëris thirrjen time ndaj Iranit që të jetë gati për bisedime.
Megjithatë, SHBA-të na kanë kërkuar, gjatë disa javëve të fundit të qëndrojmë në kontakt”, shtoi ai.