Llapi blindon yllin e skuadrës me kontratë të re

- Bota Sot

Llapi blindon yllin e skuadrës me kontratë të re

Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Arbnor Ramadani, i cili ka firmosur kontratë të re trevjeçare me klubin nga Podujeva, transmeton KosovaPress.

“Ky vazhdim vjen si rezultat i vullnetit të përbashkët mes klubit dhe futbollistit për të vazhduar rrugëtimin së bashku drejt synimeve të mëdha që na presin”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Llapi.

Noli është bërë shtyllë e rëndësishme e mesfushës së Llapit që nga viti 2018, përveç një sezoni të vetëm jashtë klubit (2022/23 – SC Gjilani). Në total ka zhvilluar 187 paraqitje, ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar 25 asistime me fanellën bardhekaltër – një rekord që e radhit mes futbollistëve kyç të Llapit viteve të fundit.

Pavarësisht interesimit nga klube tjera, Ramadani vendosi t’i qëndrojë besnik klubit dhe tifozëve llapjanë, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e palëkundër të tij për fanellën bardhekaltër.



Read it all at Bota Sot