Al Hilal gati të çmendet për Osimhen, skuadra e Inzagit bën ofertën marramendëse

- Bota Sot

Al Hilal gati të çmendet për Osimhen, skuadra e Inzagit bën ofertën marramendëse

Viktor Osimhen është rikthyer në Nigeri për t’u çlodhur. Midis mbrëmjeve me miqtë, punës bamirëse dhe vizitave në qytetet e tij të fëmijërisë, sulmuesi vazhdon të jetë protagonist në merkato.Pas thirrjeve nga Liverpul, Juventus tashmë edhe Al Hilal ka vënë një ofertë monstruoze në tryezë për ta bindur atë: 40 milionë euro neto në sezon për tre vjet, plus një opsion për një të katërt, për një total potencial prej 160 milionë.

Një propozim që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në botë dhe që do të përfaqësonte gjithashtu një çlirim për Napolin: klauzolë prej 75 milionësh, një shifër që do të nevojitej për ristrukturimin e ofensivës dhe për t’u çliruar nga një pagë e lartë, shkruan Corriere dello Sport.

Osimhen, i intervistuar në këto orë nga një kanal nigerian, snoboi ofertën e Al Hilal: “Po pushoj, do të shohim çfarë ndodh”.

Vendimi është në duart e tij teksa Al Hilal është gati të bëjë gjëra të çmendura.



Read it all at Bota Sot