Theo Hernandez ia bënë të qartë Milanit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës arabe

- Bota Sot

Theo Hernandez ia bënë të qartë Milanit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës arabe

Theo Hernandez i ka bërë të qartë Milanit dëshirën e tij për t’u bashkuar me Simone Inzaghin te Al-Hilal gjatë kësaj vere. Mbrojtësi francez pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të klubit saudit për të finalizuar detajet e marrëveshjes.

Mediat italiane raportojnë se Hernandez është shumë pranë dhënies së miratimit përfundimtar për transferimin. Al-Hilal, që e ka emëruar së fundmi Inzaghin trajner, po shtyn fuqishëm për të siguruar shërbimet e tij.

Fillimisht, Hernandez kishte refuzuar një ofertë të parë nga klubi saudit, por interesimi i tyre nuk ka rënë. Al-Hilal ka rikthyer ofertën në tryezë dhe tashmë është shumë afër marrëveshjes me 27-vjeçarin.

Klubi saudit ka filluar bisedimet edhe me Milanin për të përmbyllur këtë transferim. Shifrat e ofruara për lojtarin dhe klubin pritet të jenë vendimtare.

Al-Hilal e ka përmirësuar ofertën e pagës nga 18 milionë në 20 milionë euro në sezon, duke e bërë propozimin shumë më joshës për Hernandezin.

Milani më parë e kishte pranuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e tij, por mbetet të shihet nëse kjo shifër do të mbetet e njëjtë në fazën e re të negociatave.

Theo Hernandez ka kontaktuar drejtuesit e Milanit për t’i informuar mbi qëndrimin e tij dhe ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar ofertën e Al-Hilal. 



Read it all at Bota Sot