Pamje horror në plazhin e njohur të Spanjës, 5 trupa të pajetë me duar e këmbë të lidhura dalin në breg

- Bota Sot

Pamje horror në plazhin e njohur të Spanjës, 5 trupa të pajetë me duar e këmbë të lidhura dalin në breg

Një mister i errët ka mbuluar ujërat e qeta të një prej destinacioneve më të njohura turistike të Spanjës. Policia spanjolle ka nisur një hetim pas zbulimit tronditës të disa trupave të pajetë në Detin Balearik, pranë Ibizës.

Të paktën pesë kufoma janë gjetur nga Garda Civile, me duar dhe këmbë të lidhura, një detaj që ka ngritur dyshimet për vrasje të qëllimshme.

Besohet se viktimat ishin emigrantë që tentuan të kalonin nga Algjeria drejt bregut spanjoll, përmes një rruge të rrezikshme detare që ndër vite ka marrë mijëra jetë.

Sipas autoriteteve, disa prej trupave janë nxjerrë në brigje, ndërsa të tjerë janë gjetur në det të hapur. Ajo që i dallon këta të fundit është mënyra se si janë gjetur, të lidhur, sikur dikush të ketë dashur të zhdukë çdo gjurmë.

Autoritetet kanë qenë tejet të rezervuara për detajet e hetimit. Një tjetër trup është shfaqur në ujërat e Formenterës, sërish në rrethana të njëjta, duke ngritur shqetësimin se mund të kemi të bëjmë me një model vrasjeje.

Në total, pesë trupa janë zbuluar në zona të ndryshme, të gjitha kuftomat me shenja që tregojnë dhunë dhe lidhje të qëllimshme. Deri tani, hetimet janë përqendruar në pistën e emigracionit ilegal, por dyshimet për një krim të organizuar nuk përjashtohen.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të vërtetën pas kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik dhe ka hedhur hije të errëta mbi fatin e atyre që nisen në det me shpresën për një jetë më të mirë.



Read it all at Bota Sot