Trajneri Luke Williams, nga klubet elitare britanike te puna në aeroport: Një rrëfim i rrallë pune dhe përulësie

- Bota Sot

Trajneri Luke Williams, nga klubet elitare britanike te puna në aeroport: Një rrëfim i rrallë pune dhe përulësie

Luke Williams, ish-trajner i Swansea City dhe Notts County, po i befason të gjithë me rolin e tij aktual: punonjës në Aeroportin e Bristolit, ku ndihmon pasagjerët me aftësi të kufizuara dhe lëvizshmëri të kufizuar.

Me një jelek të verdhë me dukshmëri të lartë dhe larg kamerave të futbollit, ai është kthyer në një shembull frymëzues i modestisë dhe përkushtimit.

Në pamje të parë, roli i tij aktual mund të duket i pazakontë për dikë që vetëm pak muaj më parë ishte në stolin e një klubi të Championshipit. Por për ata që e njohin mirë Williams, ky veprim është plotësisht në përputhje me karakterin e tij.

Etika e palodhur e punës: Nga ngarkimi i kamionëve në fushat e futbollit

Përpara se të futej në botën e trajnimit, Williams siguronte jetesën duke ngarkuar kamionë, drejtuar minibusë, dhe kryente çdo punë që i ofrohej.

Sipas tij, kishte ditë që punonte deri në 20 orë, dhe ishte pikërisht kjo etikë e fortë pune që e ndihmoi të ngjitej në hierarkinë e futbollit anglez.

Pas shkarkimit nga Swansea në shkurt 2025, ku qëndroi për 13 muaj, ai nuk ka qëndruar pasiv. Ndërkohë që pret një ofertë të re në futboll, ka zgjedhur të kontribuojë në komunitet në mënyrën më njerëzore të mundshme.

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale që e tregonte me uniformë aeroporti shkaktoi habi dhe komente të shumta. Por për Williams, kjo është thjesht një vazhdimësi e rrugëtimit të tij jetësor dhe profesional.

“Nuk di të rri pa punuar”

Ish-trajneri i Notts County ka pranuar shpesh se është “i varur nga puna” dhe gjithnjë në kërkim të angazhimeve me kuptim. Ky angazhim në aeroport nuk është për arsye financiare, por një zgjedhje që buron nga rrënjët e tij të klasës punëtore dhe nga dëshira për të ndihmuar njerëzit.

“Ndonjëherë punoja 20 orë pa pushim, merrja tre ose katër orë pushim dhe kthehesha në punë Sipas mendimit tim, motivimi në jetë është gjithçka”, kishte deklaruar ai njëherë në një intervistë për Guardian.  



Read it all at Bota Sot