Nënsekretari i SHBA-së për kontrollin e armëve merr pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë

- Bota Sot

Nënsekretari i SHBA-së për kontrollin e armëve merr pjesë në Samitin e NATO-s në Hagë

Nga 23 e deri më 25 qershor do të mbahet Samiti i Aleancës Veriatlantike në Hagë.

Aty, në mesin e shumë pjesëmarrësve do të jetë edhe Nënsekretari i ShBA-së për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare Brent T. Christensen.

Christensen do të marrë pjesë në Forumin e Industrisë së Mbrojtjes të Samitit të NATO-s (NSDIF).

Zyrtari i lartë amerikan, do të marrë pjesë në seancat plenare të fokusuara në forcimin e industrisë së NATO-s dhe bashkëpunimit translantik.

Ai gjithashtu do të takohet me përfaqësues të industrisë së mbrojtjes amerikane, evropiane dhe Indo-Paqësorit, dhe do të marrë pjesë në një ngjarje të sponsorizuar nga Dhoma e Tregtisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, ai në Hagë do të takohet gjithashtu me zyrtarë të qeverisë holandeze nga Ministritë e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes për të diskutuar çështje dypalëshe dhe shumëpalëshe të sigurisë.



Read it all at Bota Sot