Barça e uron në mënyrë speciale Messin për datëlindje

- Bota Sot

Barça e uron në mënyrë speciale Messin për datëlindje

Më 24 qershor, Lionel Messi, një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit, feston ditëlindjen e tij të 38-të. Legjenda argjentinase, kampion bote dhe fitues i tetë Topave të Artë, vazhdon të jetë frymëzim për miliona tifozë në mbarë botën.

Barcelona, klubi ku Messi shkëlqeu për mbi dy dekada, e ka uruar me fjalë prekëse në rrjetet sociale:

“Na dhe zemrën tënde. Dhe do të kesh gjithmonë tonën. Gëzuar ditëlindjen, Leo Messi.”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit katalanas, përcjellë KosovaPress.

Edhe pse tani luan me Inter Miamin në SHBA, lidhja mes Messit dhe Barcelonës mbetet e pathyeshme – një histori dashurie që s’do të shuhet kurrë.



Read it all at Bota Sot